Superkompjuteri, Manchester City favorit për të fituar Ligën e Kampionëve
Skuadra angleze Manchester City shihet si favorit absolut për të fituar trofeun në sezonin 2024/22, duke lënë pas vete kampionin aktual evropian Real Madridin, Interin dhe Arsenalin. Sipas parashikimeve të superkompjuterit OPTA, skuadrat nga rajoni me zero gjasa për të triumfuar…
Në fillim të sezonit, superkompjuteri i kompanisë së njohur Opta ekzekutoi një sëri simulime për sezonin 2024/25 të Ligës së Kampionëve dhe zbuloi se skuadra angleze Manchester City fiton garën me shanse prej 25.3%.
Kampioni aktual evropian Real Madridi, me 18.2% gjasa për të triumfuar në Ligën e Kampionavë e mban pozitën e dytë, ndërsa në pozitën e tretë me 10.9% gjasa është Interi.
Pasojnë Arsenal (6.3 %), Bayer Leverkusen (5.4 %), Barcelona (5.2 %), Liverpool (4.2 %), Bayern München (4.1 %) e PSG (4.1 %).
Dy skuadrat ballkanike Dinamo Zagreb dhe Cërvena Zvezda, janë në grupin e 9 skuadrave për të cilat superkompjuteri OPTA, thotë se nuk kan kurfar gjasa për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Krahas këtyre dy skuadrave ballkanase, pa gjasa për të triumfuar janë:- Celtic, Salzburg, Sturm, Brest,Shahtar, Slovan Bratislava e Young Boys.
Këtë sezon 2024/25 Liga e Kampionëve, për herë të parë do të luhet me një format ndryshe dhe do të bëjnë gara gjithsej 36 skuadra. (Safet Ademi, TVM2)
Parashikimet e OPTA-së:
25.3 % - Manchester City
18.2 % - Real Madrid
10.9 % - Inter
6.3 % - Arsenal
5.4 % - Bayer Leverkusen
5.2 % - Barcelona
4.2 % - Liverpool
4.1 % - Bayern Munchen, PSG
2.4 % - RB Leipzig, Borussia Dortmund
2.2 % - Atletico Madrid, Sporting
1.7 % - Atalanta
1.1 % - Juventus
0.7 % - PSV
0.6 % - Stuttgart
0.5 % - Monaco
0.4 % - Milan
0.2 % - Benfica, Aston Villa, Sparta Prag
0.1 % - Bologna, Lille, Feyenoord, Club Brugge
0 % - DINAMO, Celtic, Salzburg, Sturm, Brest, Crvena zvezda, Shahtar, Slovan Bratislava, Young Boys