VMRO-DPMNE: Drejtorët e LSDM-së dhe BDI-së kanë blerë barna që nuk janë në listën e fondit
VMRO-DPMNE ka akuzuar ish-pushtetin...

VMRO-DPMNE ka akuzuar ish-pushtetin për kerqpërdorime në shëndetësi. Sipas tyre nga kontrollet e kryera nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe institucionet tjera kompetente, janë vërejtur akte të shumta arbitrariteti, të cilat sipas tyre kanë qenë rezultat i interesit personal.
“Sipas informacioneve që disponojmë, dhe sipas kontrolleve të bëra nga FSSH dhe institucionet tjera kompetente, janë vërejtur akte të shumta arbitrariteti në institucionet shëndetësore, të cilat padyshim shpesh kanë qenë rezultat i interesit personal. Gjatë kontrolleve janë konstatuar blerje të barnave që nuk janë në listën e barnave të përcaktuara me akt të përgjithshëm nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, për të cilat Ministri i Shëndetësisë jep pëlqimin, por për të njëjtin ISHP nuk ka siguruar pëlqim paraprak ministria dhe fondi. Abuzime janë bërë edhe me kujdestaritë, gjegjësisht, gjatë kontrolleve është evidentuar një rast në ISHP, ku është llogaritur pagesa e kujdestarisë, por kontrollit nuk i është dhënë leje për inspektim nga Ministria e Shëndetësisë” – tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
