LSDM: Vizita e Davkovës e turpshme

14.09.2024 15:41

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e ka cilësuar vizitën e Kryetares së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në Bullgari, si dështim diplomatik dhe politik. Sipas tyre ky është turpi më i madh që i është shkaktuar ndonjëher vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Sipas LSDM-së delegacioni i Maqedonisë në Bullgari është pritur sikur të ishinn ndonjë grup i kafeneve.

“Gordana krenare dhe ministrat në shoqërimin e saj në Sofje ishin të pritur sikur ndonjë klub lokal në Bullgari, apo institucione lokale, dhe jo si delegacion ndërkombëtarë, dhe delegacion i lartë i një shteti anëtare e NATO-së, dhe partner i rëndësishëm i Bullgarisë. Gordana krenare ka pranuar të takohet me përfaqësuesit bullgarë, pa u valvitur flamuri maqedonas, pastaj ka pranuar të lëshon komunikatë pa e përmend emrin kushtetues të vendit” – tha Zëdhënësja e LSDM-së, Gordana Kuzeska.

Gjorçev: Marrdhëniet të ofrohen përmes takimeve

Për ish ambasadorin në Sofje, Marjan Gjorçev, kjo vizitë është realizuar në momentin e duhur, sepse sipas tij me këtë po mbahet kontinuiteti i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

“Marrëdhëniet tona me Bullgarinë duhet të ofrohen përmes takimeve të vazhdueshme të të dyja palëve, por nuk duhet të qëndrojmë në pozicionin defanziv. Hapësirë për diskutime ka, propozimi jonë është mirë i paramenduar dhe i shfrytëzueshëm për të dyja vendet, dhe jep vullnet dhe shpresë, se kyçja e bullgarëve në kushtetutën e vendit nuk do të jetë hap i lehtë, apo të jetë rrugëtim i lehtë. Prandaj po them se na duhet shumë përpjekje diplomatike që të vimë deri tek një zgjidhje e pranueshme.” – deklaroi ish diplomati, Marjan Gjorçev.

Dy kryetarët e shteteve në takimin e tyre theksuan se bisedimet duhet të vazhdojnë. Radev theksoi se të dy vendet duhet të qëndrojnë pas marrëveshjeve të nënshkruara nën garacione të fuqishme të faktorit ndërkombëtarë. (Fitim Kryeziu, TVM2)