VLEN: Akuza të reja për abuzim nga ish funksionarë

14.09.2024 15:58

Bujare Abazi nga Koalicioni “VLEN”...

Bujare Abazi nga Koalicioni “VLEN”, ka publikuar akuza të reja për keqpërdorim të buxhetit publik nga funksionarë të mandatit të kaluar.  Sipas Abazit, BDI-ja i ka përdorur mjetet e buxhetit publik si sirtar privat për të ushtruar ndikim politik, dhe në të cilën janë kapur të gjithë politikanët që e perceptojnë politikën si një mundësi për pasurim personal dhe familjar.

“Kompania ‘RITRON COPY DOOEL’ import-eksport Kumanovë, pronar i së cilës është nipi i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, në periudhën 9 mujore, të llogaritur nga qershori 2021 deri në mars 2022, ka pranuar dy tenderë nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive në krye me Artan Grubin, kryelogjistik i Ali Ahmetit. Këta dy tenderë kanë të bëjnë me blerjen e pajisjeve informative dhe vlera e tyre totale është 2 milionë e tetëqind mijë denarë.” – tha Bujar Abazi nga Koalicioni “VLEN”.

VMRO-DPMNE: Drejtorët e LSDM-së dhe BDI-së kanë blerë barna që nuk janë në listën e Fondit

Edhe VMRO-DPMNE ka adresuar deri te qeveria e kaluar akuza për keqpërdorim të buxhetit shtetëror në fushën e shëndetësisë. 

“Gjatë kontrolleve janë konstatuar blerje të barnave që nuk janë në listën e barnave të përcaktuara me akt të përgjithshëm të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, për të cilat Ministri i Shëndetësisë jep pëlqimin, por për të njëjtin ISHP nuk ka siguruar pëlqim paraprak nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi, edhe atë për në Qendrën Shëndetësore - Gostivar, Qendrën Shëndetësore - Strugë, Qendrën Shtetërore të Kardiokirurgjisë - Shkup, Qendrën Nefrologjike - Shkup, Qendrën Psikiatrike - Shkup, Spitalin klinik - Tetovë, Spitalin e Përgjithshëm - Strugë, Spitalin e Përgjithshëm - Strumicë, Spitalin e Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar - Dibër.” – deklaroi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së abuzime janë bërë edhe në pjesën e kujdestarisë, akuzojn se përgjegjësit në shëndetësi nga LSD dhe BDI kanë vepruar sikur klinikat dhe spitalet të ishin të tyret, pa u kujdesur për punëtorët, fondet dhe pacientët. (Sanije Duraku, TVM2)