Përplasjet për “branitellat” vazhdojnë, Mexhiti: LSDM-ja s’e miratoi sa ishte në pushtet

14.09.2024 17:09

Kanë vazhduar përplasjet në mes partive në pushtet...

Kanë vazhduar përplasjet në mes partive në pushtet dhe atyre opozitare për lidhur me ligjin pçështjen e ligjit për branitellat.

Zv/Kryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, këtë tentim të LSDM-së e quajti vetëm lojë, dhe tentim për të krijuar situatë të pa lakmueshme, më qëllim që ta shpëtojnë lëkurën e tyre nga përgjegjësia, sepse ky ligj sipas tij nuk do të kalon.

“Ky ligj nuk kalon. Kjo është ndër katër, apo pes tendencat e BDI-së dhe LSDM-së për ta destabilizuar situatën, pra ato bëjnë gjithcka, duke luajtur edhe me gjuhën edhe me UÇK-në, edhe me ndjenjat kombëtare e fetare, vetëm për ta shpëtuar lëkurën e tyre dhe tju ikin përgjegjësisë. Ne bisedojmë si partner të Qeverisë, dhe kjo iniciativë nuk vjen nga Qeveria, por vjen nga një LSDM-së e cila deri dje ka luftuar për konceptin qytetarë, e ku mbrenda radhëve të veta ka votues dhe anëtarë shqiptarë, por ka edhe funksionar shqiptarë, dhe e njëjta LSDM tash pas 8 viteve u kujtohet dhe propozojnë ligjin për branitellat, duke e dikur që kjo nuk mund të kalon, por vetëm tentim për të krijuar destabilizim rreth situatës politike” – tha Zv. Kryeministri i Qeverisë, Izet Mexhiti.

LSDM: Tani janë krijuar kushtet

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë edhe njëherë u ka bërë thirrje partive në pushtet që ta mbështesin propozim/ligjin për branitellat, sepse sipas tyre ky ligj i plotëson nevojat reale të të mbijetuarve, dhe familjeve të ish ushtarëve.

“VMRO-DPMNE dhe ZNAM duhet të inkurajohen dhe të mbështesin Ligjin për branitellat, sepse ky ligj i plotëson nevojat reale të të mbijetuarve, atyre branitellave të cilët janë me aftësi të kufizuara dhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Nëse Mickoski thotë se VMRO-DPMNE jep mbështetje të qartë për Ligjin për branitellat, ai këtë mundësi e ka tani për të dëshmuar. Së pari, mos u gjunjëzoni, por thirrni Gashin që të respektojë Rregulloren e Kuvendit dhe ta dorëzojë Ligjin në seancë komisioni. Pastaj të thërrasin deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it të votojnë në Kuvendin e Maqedonisë.” – tha Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Ligji për të ashtuquajturit “branitella” është propozuar nga ish Ministrja e mbrojtjes nga rradhët e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, i cili u kundërshtua nga partitë në pushtet, duke e cilësuar këtë vetëm një lojë e cila vije nga rradhët e LSDM-së. (Fitim Kryeziu, TVM2)