Në Prokurorinë Publike të Shkupit formohet Departament për krime serioze
Në koordinim me Prokurorin Publik...

Në koordinim me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prokurori Themelor Publik i Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, solli shtesë në orarin vjetor të punës së prokurorëve publikë në atë prokurori, me të cilin themeloi një departament të veçantë për krime serioze dhe komplekse.
Ky departament do të merret me çështjet penale për të cilat është paraparë dënim me burgim të përjetshëm me një numër më të madh të të pandehurve dhe vëllimin e provave, rastet në të cilat kryhen hetime financiare, çështjet komplekse me një numër më të madh krimesh, të pandehurit apo vëllimin e provave, dhe rastet me interes të jashtëzakonshëm publik.
Departamenti i themeluar në përputhje me nenin 15 dhe nenin 25 të Ligjit për prokurorinë publike do të trajtohet nga prokurori publik në Prokurorinë Publike të Shkupit, Vladimir Millosheski dhe shtatë prokurorë të tjerë publikë nga Prokuroria e Shkupit me përvojë shumëvjeçare në veprimin kundër veprave të tilla penale njoftojnë nga prokuroria.
