LSDM: Publikimi i fotografive pa flamur, diktat bullgar

15.09.2024 15:01

Kanë vazhduar përplasjet në mes partive në pozitë dhe opozitë...

Kanë vazhduar përplasjet në mes partive në pozitë dhe opozitë rrrth vizitës së Presidentës Siljanovska-Davkova në Bullgari, vizitë kjo e cila nga partia opozitare maqedonase LSDM u vlerësua si skandal diplomatik.

Zëdhënësja e kësaj partie, Bogdanka Kuzevska është e qartë se VMRO-DPMNE nuk ka kapacitet, e aq më pak dinjitet për të negociuar me Bullgarinë për asnjë temë.

Sipas saj pas këtij skandali, VMRO-DPMNE-ja e kthyen shtetin vite pas dhe shkelën të gjitha pozicionet e ndërtuara më parë.

“Siljanovska dhe VMRO-DPMNE inicuan një skandal diplomatik me të cilin lejuan Bullgarinë të poshtërojë dhe të fshijë fjalën me shtetin dhe qytetarët maqedonas. Nëse për këtë është në gjendje diplomacia maqedonase nën udhëheqjen e Mickoskit dhe Siljanovskës, si do të negociojnë pozicione më të mira në bisedimet e ndërsjella? A është Siljanovska ajo që do t'i udhëheqë këto bisedime apo Mucunski që mbeti memec dhe pa reagim ndaj skandalit diplomatik që na ndodhi?.” – tha Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.  

VMRO-DPMNE: Me LSDM në pushtet kishim poshtrime të panumërta

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë vlerësuar se LSDM-ja po e shfrytëzon vizitën e presidentës në Bullgari për ta përqëndruar vëmendjen ndaj krimeve të shumta të cilat i kanë kryer gjatë udhëheqësis së tyre.

Sipas VMRO-DPMNE-së, nuk është çudi që LSDM sërish po tenton të manipulojë publikun me gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta.

“Në kohën kur LSDM ishte në pushtet, pamë se si u negociua me dyer të mbyllura, si u ndryshua emri i shtetit pa konsultim real me popullin dhe si u promovuan politika që poshtëronin interesat tona kombëtare. Shitën gjithçka që mund të shitej dhe tani nga opozita kritikojnë dhe sulmojnë hipokritë. Nuk nevojiten mësime nga një parti që, kur ishte në pushtet, e çoi vendin në kriza të panumërta diplomatike dhe poshtërime ndërkombëtare. Për dallim nga SDS, VMRO-DPMNE qëndron fort pas interesave kombëtare të Maqedonisë dhe vazhdon ta udhëheq vendin drejt rrugës së dinjitetit dhe krenarisë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Maqedoninë, për flamurin tonë, për popullin tonë dhe për krenarinë tonë - diçka që LSDM me sa duket e ka harruar shumë kohë më parë” – thuhet në Komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Dimitrov: Davkova mund të ftojë partitë për ndryshimet

Por historiani Angel Dimitrov ka thekësuar se Siljanovska-Davkova si presidente e shtetit mund t'u bëjë thirrje deputetëve ti bëjnë ndryshimet Kushtetuese, dhe ta bëjnë atë që pritet prej tyre, jo vetëm nga Bullgaria, por edhe nga BE.

“Zonja Siljanovska me profesion është juriste. Ajo e di shumë mirë se çfarë mund të bëjë kreu i shtetit. Në rastin e saj, natyrisht, ajo nuk mund të urdhërojë ndryshimin e Kushtetutës. Por si president e shtetit, një jurist me autoritet dhe një nga figurat politike më të respektuara në vend, ajo mund t'u bëjë thirrje deputetëve të bëjnë atë që pritet prej tyre, jo vetëm nga Bullgaria, por edhe nga BE. Madje, është edhe detyra e saj, nëse ajo sinqerisht angazhohet që vendi i saj t'i bashkohet organizatës për të cilën ata aspirojnë”. – deklaroi Historiani, Angel Dimitrov.

VMRO-DPMNE-ja në disa raste ka thekësuar se ndryshime Kushtetuese me këto kushte nuk mund të ketë, por preferojnë të ulen me palën bullgare të ulen dhe të bisedojnë për disa ndryshime në marëveshjen Bullgaro-Maqedonase.  (Fitim Kryeziu, TVM2)