BDI, skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur
Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur...

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur, thonë nga BDI-ja, duke pohuar se Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes së kaluar, që kishte për qëllim ndryshimin e të gjitha shenjave të komunikacionit në autostrada, në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
Sipas BDI-së, ky është një hap i paprecedent dhe i dëmshëm për zbatimin e ligjit që garanton barazinë gjuhësore.
“Kjo ndërprerje mund të verifikohet lehtësisht në sistemin elektronik të prokurimeve publike, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi qëndrimin e kësaj qeverie ndaj zbatimit të ligjit. Ndërprerja e dhunshme dhe joinstitucionale e tabelave në kufi me Kosovën dhe rikthimi i tabelave të vjetra është një tjetër tregues i paaftësisë së kësaj qeverie për të zbatuar standardet institucionale dhe ligjore.” thuhet në komunikatën me shkrim të BDI-së.
Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për destabilizim
Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”, me të cilin dëshiron ta mbulojë krimin dy dekadësh, thuhet në reagimin e deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi.
“Doni të hapni ligjin për përdorimin e gjuhëve, nuk do ja arrini, do të dështoni! Improvizuat skema me tabelat e komunikacionit, përmes kompanisë që është kontarktuar nga ish drejtori juaj, u demantuat, dështuat! Çdo inskenim po ju kthehet bumerang, po demaskoheni keq.“ - thuhet mes tjerash në reagimin e Azizit.
Azizi siguron se të gjitha këto, BDI i bënë për të shpëtuar veten nga përgjegjësia për shkak të veprimeve të kundërligjshme që i kanë bër gjatë kohës që kanë qenë në pushtet. (Sanije Duraku, TVM2)
