Vizita në Sofje, MPJ do të kërkojë shpjegim nga Ambasadori bullgar
Arsyeja pse presidenti bullgar Radev...

Arsyeja pse presidenti bullgar Radev e ka thirrur Siljanovskën për t’u fotografuar para flamurit bullgar, ndërsa flamuri maqedonas nuk është vendosur, do të kërkohet përmes ambasadorit bullgar, i cili nesër do të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ministria nuk bën të ditur nëse atij do t’i dorëzohet edhe notë proteste për procedurën që shkaktoi reagime të shumta në opinionin.
Nga Kabineti i Siljanovskës pohojnë se gjithçka ka ndodhur papritur, Radev ka qenë ai që ka iniciuar të fotografohen së bashku, sepse nuk më parë nuk ishte rënë dakord për foto në vilën presidenciale në Sofje. Në reagimin e tyre thuhet gjithashtu se “takimi dhe dreka e përbashkët u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe duan të besojnë se ka qenë një shkelje protokollare dhe jo një procedurë e qëllimshme dhe një devijim nga ajo që është rënë dakord”.
