Gradec, asfaltohet rruga regjionale

23.04.2015 19:53

Në Gradec të Komunës së Vrapçishtit u përurua rruga regjionale, e cila është financuar nga Ndërmarrja Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, ku janë asfaltuar rreth 17 km rrugë deri më sot...

Kjo rrugë ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidhë shumë fshatra dhe komuna. Rruga u nis nga fshati Reçicë e vogël e përfundoi sot në Gradec. Drejtori, Gajur Kadriu, deklaroi se edhe në komunat tjera shqiptare do të vazhdohet me të njëjtën intensitet për rregullimin e rrugëve, duke theksuar se do të fillojë nga Struga, Kërçova dhe Saraji.

“Etapa e tretë zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar me kohë dhe jemi të kënaqur prej vijimit të punimeve. Siç e shihni edhe vetë, janë të angazhuar një ekip e gjysmë, i cili aktualisht punon në rekonstruimin apo ose mbindërtimin e kësaj rruge dhe besoj se kjo etapë do të mbërrijë deri në fazën e fundit, ajo fazë e fundit  do të thotë përfundimi deri në Gostivar. Kjo etapë do të ketë edhe një pauzë edhe atë deri në fshatin Negotinë. Përndryshe, ekipet e rrugëve të Maqedonisë janë të angazhuar edhe në viset tjera, si p.sh. rrugën Lipkovë dhe rrugën regjionale 102”- deklaroi drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu.

“Çështja e programit qeveritar është miratim, që në miratim të programit, d.m.th. në rikonstruim të qeverisë, pas zgjedhjeve të 2014-tës. Si projekt paraprak me prioritet parësor është rruga regjionale Gostivar –Tetovë, d.m.th. prej Gostivarit deri në Reçicë të vogël dhe urojmë që dinamika sadopak është duke u përcjellë ashtu sikurse janë paraparë, d.m.th. mbindërtimin e kësaj rruge dhe normal projektet tjera në takimet tjera i kemi potencuar”- tha deputeti i zonës, Talat Xhaferi.

“Pas një stagnimi të gjatë të ndërmarrjes publike, pas ardhjes së zotëri Gajurit si drejtor në ndërmarrjen publike “Rrugët e Maqedonisë”, ne veç intensifikuam bashkëpunimin dhe në disa pjesë kemi intervenuar edhe viteve të kaluar, siç ishte rasti në Negotinë, 1km rrugë në qendrën e Negotinës, por sivjet është një vazhdimësi e një projekti më kapital, i cili nisi në Reçicë dhe duhet të përfundojë në Gostivar, normal edhe duke i paraparë edhe dinamikat e ndërmarrjes të cilat shpesh e sheh edhe prioritetet, ku është më shumë e dëmtuar dhe më shumë me nevojë”- theksoi kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija.

Në këtë përurim rrugor ishin të pranishëm deputetë të zonës, funksionarë, këshilltarë të Komunës së Vrapçishtit, të cilët vlerësuan punën. Banorët e kësaj ane u shprehen falënderues për këtë investim, andaj shpresojnë që të mos ndalet, por të vazhdojë deri në përfundim të aksit rrugor, që lidh Tetovën me Gostivarin. (Visar Sadiki, TVM2)