Maqedoni

Komisioni Hetimor kërkon përgjigje për atë ndodhi në qiellin e RMV-së

16.09.2024 13:56

Komiteti për Hetim të Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze fillon hetimet për ngjarjen në qiellin e Shkupit...

Komiteti për Hetim të Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze fillon hetimet për ngjarjen në qiellin e Shkupit më 7 shtator në të cilin sipas paralajmërimeve është shmangur përplasja e dy aeroplanëve. Për këtë çështje njëherit vepron edhe Agjencia e Aviacionit Civil ku gjatë këtyre ditëve do të duhet të dëgjojë video dhe audio regjistrimet e kullës së kontrollit me pilotët dhe të zhvillojë bisedat e nevojshme me të gjitha palët e involvuara. 
 
“Deri më tani për këto 7 vite kemi pasur hetime të fatkeqësive që u kanë ndodhur aeroplanëve. Sa i përket parashutave, kemi pasur 6 incidente serioze dhe i kemi zgjidhur. Ne nuk përcaktojmë përgjegjësinë, fajësinë e vërteton gjykata. Ne kërkojmë arsye dhe hetimi ynë është i aspektit teknik, por e gjejmë arsyen dhe nga ajo, japim konkludime dhe rekomandime drejt organeve kompetente për të parandaluar që në të ardhmen të mos ndodhë një gjë e tillë.”, - deklaroi kryetari i Komitetit për Hetim të Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze, Zoran Ilievski. 
 
"Ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NAV në mënyrë të rregullt e paraqiti ngjarjen dhe Agjencia e Aviacionit Civil do të veprojë rreth së njëjtës.", deklaruan nga Agjencia e Aviacionit Civil. 
 
Nga M-NAV kanë thënë se ngjarjet e tilla si kudo në Evropë, çdoherë janë raportuar në kohë dhe janë procesuar nga të gjithë sektorët relevantë. Sipas informacioneve paraprake thuhet se më 7 shtator për fije floku është shmangur një aksident ajror, duke u përplasur dy aeroplanë mbi qellin e Maqedonisë së Veriut, ku pilotët e “Turkish Erllajns” dhe “San Ekspres” kanë arritur të reagojnë në kohë dhe për disa sekonda të tejkalohen rreth 300 metra diferencë dhe të parandalojnë të ndodhë katastrofë e madhe. 
 
REXHEP QAMILI