Maqedoni
Punonjësit e NTP-së mbeten pa paga, kërkojnë të përmbushen obligimet ligjore
16.09.2024 14:41
Rreth 1.200 punonjës në Ndërmarrjen për Transport Publik nuk kanë marrë pagën për këtë muaj...

Rreth 1.200 punonjës në Ndërmarrjen për Transport Publik nuk kanë marrë pagën për këtë muaj edhe pse afati ligjor për pagesën e rrogave është deri më datë 15 të çdo muaji. Ata ankohen se punojnë në tre ndërrime, kryejnë me përpikshmëri obligimet e tyre dhe çdo ditë përballen me sfida të ndryshme, ndërsa nuk është hera e parë që u vonohen pagat mujore.
“Unë punoj në ndërrimin e tretë, të gjithë ne punëtorët mund të them se kryejmë obligimet tona të punës. Neve na duhet patjetër të punojmë edhe pa paga, sepse vetëm në këtë mënyrë ne e sigurojmë ekzistencën. Nga 200 autobusë me të cilët disponon Ndërmarrja për Transport Publik deri tani mungojnë 40 prej tyre.”, - u shpreh shoferi, Roni Qerimi.
Përveç pagës që disa herë radhazi nuk iu është dhënë në kohë, një pjesë prej punëtorëve ankohen edhe për presione në vendin e tyre të punës.
“Në shkurt dhe në mars, shuma të konsiderueshme parash të cilat u votuan nga ana e Këshilltarëve të Qytetit të Shkupit, shuma të caktuara të destinuara për paga u alokuan dhe u tha se udhëheqësia duhet patjetër që deri më datë 15 të çdo muaji të paguajë shumën e nevojshme për paga.”, - theksoi përfaqësuesi i Sindikatës, Goce Todev.
Nga NQP-ja nuk përjashtojnë mundësinë e protestës duke bllokuar një kryqëzim, nëse nuk zgjidhet problemi i pagesës së pagave.
FLUTURA LATIFI
