Maqedoni

Mungesa e flamurit shtetëror në Bullgari, Shkupi, Sofjes i dërgon notë proteste, Mickoski: Sofja po tregon muskujt

16.09.2024 15:37

Mungesës së flamurit shtetëror në fotografinë e presidentes Siljanovka Davkova me homologun bullgar Radev në Sofje...

Mungesës së flamurit shtetëror në fotografinë e presidentes Siljanovka Davkova me homologun bullgar Radev në Sofje, shteti i përgjigjet me notë proteste, siç sqaron Shkupi zyrtar, për lëshimet protokollare nga ana e fqinjit lindor. Sipas informacioneve të MPJ-së, këtë do ta bëjë drejtori në Drejtorinë përgjegjës për rajonin gjatë ditës së hënë, në takim me ambasadorin bullgar në vendin tonë. Mosshfaqjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut në vizitën e presidentes në Sofje, e ka komentuar edhe kryeministri Mickoski. Është element kur Bullgaria dëshmon qëllimet e vërteta, thotë shefi i ekzekutivit, duke shtuar se Sofja me këtë po tregon forcat.
 
“Nuk do të kemi më politikë ndërkombëtare e as diplomatike me kurriz të lakuar. Kur do të tejkalohet rubikoni, kur do të tejkalohet vija e kuqe, atëherë duhet edhe të reagohet, sepse nëse nuk reagoni, ai përjashtim pastaj bëhet praktikë. Por, ajo çka është më me rëndësi për mua është se Evropa dhe bota mund ta shohin në skenë të hapur, dhe, këtë e kemi pritur, se cilat janë qëllimet e vërteta të udhëheqësisë bullgare. Nuk është qëllimi i vërtetë të vihen bullgarët në Kushtetutë. Ky është problem më i vogël. Atje nevoja më e madhe ose të bëhem më preciz, nevoja shumë më e madhe është që të tregojnë muskuj dhe t’i tregojnë qëllimet e tyre të vërteta.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Radev: Siljanovska nuk ishte për vizitë zyrtare
 
E ndërkohë, presidenti bullgar Radev mbetet në qëndrim se vizita e Siljanovskës nuk ka qenë zyrtare.
 
“Edhe pse takimi ka qenë në tërësi joformal, pres që dëshira për transparencë dhe konstruktivitet të ndërmerret edhe nga ana e Qeverisë së RMV-së. Dihet se ky nuk ishte takim shtetëror e as takim pune. Shpresoj se presidentja së shpejti do të vijë në takim shtetëror, me të gjitha ceremonitë shtetërore të protokollit, si kontribut i zhvillimit të raporteve tonë të mëtutjeshme.”, - theksoi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
Por, në Sofje nuk ka munguar flamur shtetëror gjatë kohës së drekës së punës, konfirmojnë burimet nga MPJ-ja, ku janë diskutuar edhe çështjet bilaterale mes palëve. Të njëjtat burime pohojnë se Qeveria është pro bisedimeve dhe mbeten në qëndrimin për t’i bërë ndryshimet kushtetuese, por me prapaveprim. “Кonkluzat e Këshillit të BE-së nuk duhet të ndryshohen për të pranuar qëndrimin e Qeverisë së re për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar.”, thonë burimet e larta të MPJ-së së vendit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU