Lirohet një prej të burgosurve në aksionin e djeshëm në Kumanovë
24.04.2015 14:23
Është liruar sot gjatë ditës, Shefki Rexhepi, një prej 3 personave të arrestuar në aksionin e mbrëmshëm të policisë në Kumanovë...

Bashkë me të u arrestuan edhe 2 vëllezërit e tij të cilët pritet gjithashtu të lirohen.
Familjaret e te arrestuarve per TVM 2 thonë se gjatë bastisjes policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e të arrestuarve.
Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja, mirëpo informata më të hollësishme kanë paralajmëruar gjatë ditës së sotme. (Sanije Kasami, TVM2)
