Maqedoni

Parashikimi i motit

17.09.2024 09:03

Kjo e martë, ashtu si ditët e mëparshme, do të shoqërohet me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje lokale shiu dhe vranësira të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 19 deri në 25°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me mot me diell, pasdite me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu.
 
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Pasdite do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. 
 
Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23°C.