Maqedoni
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë do të festohet sot në Kuvend
17.09.2024 10:10
Sot në Kuvendin e Maqedonisë do të festohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë - 15 shtatori....

Sot në Kuvendin e Maqedonisë do të festohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë - 15 shtatori.
Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në hapjen e manifestimit në prani të fëmijëve dhe të rinjve të shkollave fillore dhe të mesme fjalime përshëndetëse do të kenë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ambasadorja e Zvicrës Veronique Ullman, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit Marina Dimovska, si dhe drejtori i lartë rezident i NDI, Robert Scott Hazlett.
Sipas rendit të ditës, do të ketë një shfaqje - pantomimë, një sesion fotografik me deputetë pranë filmave vizatimorë nga libri komik "Si u takua Risa me Parlamentin" dhe interpretuesit, një prezantim me trupat punues të Kuvendit dhe një vizitë e organizuar në ndërtesën e Kuvendit.
