Botë

Përmbyten pjesë të Evropës Qendrore, Polonia shpall gjendjen e katastrofës

17.09.2024 10:22

Gjendje dramatike prej reshjeve dhe përmbytjeve në mjaft pjesë të Evropës Qendrore dhe Jugore....

Gjendje dramatike prej reshjeve dhe përmbytjeve në mjaft pjesë të Evropës Qendrore dhe Jugore. Shumë persona konsiderohen të zhdukur. Pas përmbytjeve të rënda, Polonia shpalli gjendjen e katastrofës për zonat e përmbytura. Qeveria e Varshavës miratoi gjatë një takimi urgjent të zhvilluar të hënën edhe rregulloren përkatëse.

Gjendja e katastrofës vlen edhe për pjesë të Silezisë së Poshtme, Silezisë dhe Opoles. Në qytetin e vogël Klodzko në Silesinë e Poshtme u përmbytën rrugë të tëra. Kurse një spital në Nysa në rajonin Opole u evakuua. Përveç Polonisë të prekura keq nga përmbytjet janë pjesë të Austrisë, të Rumanisë dhe Republikës Çeke. Të hënën, numri i të vdekurve në të katër vendet shkoi në të paktën 18 vetë. Ende mjaft vetë konsiderohen të humbur. Në pjesë të tëra të zonës së madhe të katastrofës janë ende nën ujë mijëra kilometra tokë. Rrugët dhe fushat janë përmbytur, bodrumet dhe shtëpitë janë plot, digat dhe pritat janë shkatërruar pjesërisht. Ka pasur vetëm një lehtësim të përkohshëm kur shiu ka rënë për pak orë në disa vende. Meteorologët parashikuan reshje të tjera.