Vullkan në Kili, evakuohen 4 mijë persona

24.04.2015 11:52

Në jug të Kilit ka shpërthyer vullkani “Kalbuko” me një rreze prej 20 kilometrash, nga e cila janë shkaktuar vërshim llave dhe hiri...

Autoritetet kanë shpallur alarmin e kuq dhe kanë evakuuar mbi 4 mijë persona.

Banorët në qytetin e afërt, bashkë me ata të dy lokaliteteve më të vogla janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërkohë që shkollat e zonës janë mbyllur dhe disa fluturime janë anuluar.

Vullkani “Kalbuko” është një nga më aktivët në Kili, por shpërthimi i tij pas një gjendjeje të gjatë pasiviteti i ka gjetur autoritetet  të papërgatitur.