Botë
Bislimi dhe Petkoviqi, sot në Bruksel
17.09.2024 11:49
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, gjenden sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh...

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, gjenden sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse ata do të zhvillojnë edhe takim të përbashkët apo vetëm veç e veç me zyrtarët e BE-së.
Bislimi e ka akuzuar atëkohë palën serbe se dëshiron vetëm zbatim të pjesshëm të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Petkoviqi ka thënë se pala kosovare nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Marrëveshja Bazë, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e këtij asociacioni, është arritur në shkurt të vitit të kaluar, por nuk ka gjetur zbatim. Sipas burimeve në BE, në takimet e sotme pritet të diskutohen hapat për zbatimin e saj. Këtyre takimeve u kanë paraprirë udhëtimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe në Beograd. Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
