Botë
Ursula von der Lejen propozon Marta Kos-in komisionare për zgjerim
17.09.2024 12:36
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, paraqiti përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila do të ketë mandat pesëvjeçar....

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, paraqiti përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila do të ketë mandat pesëvjeçar.
Ajo propozon që postin e komisionares për zgjerim, t’ia ndajë kandidates nga Sllovenia, Marta Kos. Kjo e fundit do të mund të emërohet zyrtarisht vetëm nëse merr mbështetjen e Parlamentit të Sllovenisë dhe të Parlamentit Evropian.
"Çdo anëtar i ekipit tim do të sjellë përvojën dhe perspektivat e veta për Evropën.", shkroi Von der Lejen në platformën X.
Kandidatura e Kosit ka shkaktuar kundërthënie në Slloveni, pasi opozita nuk dëshiron ta mbështesë e as të caktojë seancë dëgjimore në Komisionin përkatës parlamentar. Autoritetet sllovene kanë ndërruar në momentin e fundit kandidatin e tyre, për t’i ndihmuar Von der Lejenit të rriste numrin e grave në Komision, pasi ishte më pak se një e treta.
