Neziri: Maqedonia, në tetë vitet e fundit shënon rritje të turizmit

24.04.2015 14:37

Në 8 vitet e fundit, Maqedonia po shënon rritje për 98% të turistëve të huaj, ndërsa në përgjithësi rritja e turizmit në Maqedoni është rreth 40%, thotë ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, në kuadër të punimeve të konferencës rajonale me temë:“Turizmi i verës”. ..

“Ideja e kësaj konference për turizëm është që të bëjmë një promovim në segmentin e turizmit të verës dhe mendoj se efekti i kësaj do të jetë efekt pozitiv, i cili do të ketë efekt direkt, por edhe indirekt në promovimin e verës së RM-së në Evropë, por edhe më gjerë, dhe do të ketë rritje të numrit të turistëve në RM-së”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.

Shkëmbimi i përvojave në konferencë do të ndikojë që të rriten prodhimet e verës, por edhe turizmi të ngrihet në një shkallë më të lartë, tha me këtë rast zëvendësministri i Tregtisë së Kosovës, Avni Kastarti. I të njëjtit mendim është edhe Dashamir Elezi nga Organizata Shqiptare e Somelierisë.

“Ne jemi sot këtu që të marrim eksperienca nga RM-së lidhur me prodhimin e verës dhe turizmin. RM-së shumë më tepër eksporton në Kosovë se sa Kosova në Maqedoni. Sigurisht, RM-së nuk është fajtore për një gjë të tillë, por te ne mbetet obligimi që të riorganizohemi që të rrisim prodhimin dhe të eksportojmë më tepër edhe në Maqedoni dhe në vendet tjera”- deklaroi zëvendësministri i Tregtisë në Kosovë, Avni Kastrati.

“Për sa i përket Shqipërisë, në zhvillimin e turizmit të verës janë bërë hapa konkret ka disa vite, kjo falë vet prodhuesve të verës, punës private, falë edhe organizatës siç është ajo e Somelierisë dhe mbështetjen edhe të Qeverisë së Shqipërisë. Në fakt  “roune de vine”, një traditë e vjetër evropiane, e cila po vjen dhe po zhvillohet edhe në Ballkan”- tha Dashamir Elezi nga Organizata shqiptare e Sommelierisë.

Viteve të fundit këmbimi tregtar ka shënuar ulje, mirëpo ministri Neziri dhe dy qeveritë, e Kosovës dhe Maqedonisë, punojnë që të ketë ngritje të këmbimit tregtar mes dy vendeve. Jo rastësisht, një prej prioriteteve është ndërtimi i rrugës Shkup –Bllacë, për të cilën është zgjidhur mënyra e ndërtimit dhe pritet të ketë efekt pozitiv në aspektin e këmbimit tregtar, tha Neziri.

Konferenca mbi turizmin do të mbahet dy ditë me radhë dhe priten të nxirren konkluzat e përbashkëta në këtë sferë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)