Maqedoni

Mucunski: Do të kërkoj “Propozim francez plus”

17.09.2024 14:41

Qeveria e RMV-së përmes formës institucionale evropiane do të kërkojë “Propozim francez plus”...

Qeveria e RMV-së përmes formës institucionale evropiane do të kërkojë “Propozim francez plus” me të cilën vendi ynë do të merr garanci se procesi i negociatave me BE-në, nuk do të bilateralizohet nga asnjë vend anëtar dhe nuk do të ndalohet procesi i anëtarësimit të vendit, për shkak të kontesteve bilaterale. Kështu u shpreh në intervistën e 360 gradë në TVM 1 ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, sipas të cilit, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, e cila do të parasheh edhe zbatimin e vonuar të ndryshimeve kushtetuese, pas ratifikimit të marrëveshjes për hyrje në BE. 
 
“Përmes institucioneve evropiane kërkojmë parimisht garanci në mënyrë se do të ketë përkushtim serioz jo vetëm ndaj nesh, por edhe ndaj rajonit. Vlerësojmë se përveç zbatimit të vonuar të ndryshimeve kushtetuese, një rrugë e drejtë mund të jetë edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe vendosja e një sistemi mes vendit tonë dhe institucioneve evropiane.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
 
Mucunski po ashtu vlerëson se tashmë është koha e duhur, ku BE-ja mund të tregojë sinqeritet dhe mirëkuptim për procesin e zgjerimit të vendeve të rajonit në BE. Në ndërkohë, drejtoresha e Institutit për politika evropiane, Simonida Kacarska, është pesimiste se BE-ja dhe Bullgaria mund të pranojnë zbatim të vonuar të ndryshimeve kushtetuese.
 
“Aktualisht ne nuk dimë shumëçka rreth planit të quajtur “Propozim francez plus” se çfarë ai përmban, përveç se e dimë që flitet se po bëhet fjalë për zbatim të vonuar të ndryshimeve kushtetuese dhe përsëri po parashtrohet pyetja për garanci shtesë për çështjet bilaterale. Edhe pse përfaqësuesit e  institucioneve evropiane janë të vetëdijshëm se çështjet bilaterale parashohin pengesë gjatë negociatave, madje kjo gjë është e parashikuar edhe në metodologjinë e re të vitit 2020, ku roli i vendeve anëtare u bë edhe më i rëndësishëm  dhe më i madh, sa i përket kësaj çështjeje. Vështirë mund të shoh skenarë me të cilin Bullgaria do të pranojë një pjesë të këtyre kërkesave, përveç se me ndonjë aftësi të madhe diplomatike.”, - theksoi drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane, Simonida Kacarska.
 
Diplomacia e vendit tonë beson se Greqia nuk do të kundërshtojë procesin eurointegrues të vendit, edhe pse disa politikanë grekë kohë më parë deklaruan se mospërdorimi i emrit kushtetues do të jetë arsyeja e mosmarrëveshjes nga Athina zyrtare për hapjen e kapitujve, tha Mucunski. 
 
REXHEP QAMILI