Propozim - ligji për “Branitellat”, “E Majta” paralajmëron kallëzim penal ndaj Gashit, Gashi refuzon thirrjen e seancës
Kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit, Afrim Gashi, paralajmëron “E Majta”....

Kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit, Afrim Gashi, paralajmëron “E Majta” si pasojë e mos mbledhjes së komisionit për politika sociale me rend dite propozim-ligjin për “Branitellat”.
Deputeti Dimitar Apasiev konsideron se Gashi po bën shkelje ligjore duke mos thirrur seancën e komisionit.
“Nëse me kujdes e lexoni rregulloren e re, do të shihni se mundësinë për të mos thirrur komisionin është vetëm e kryetares së komisionit amë, por jo edhe të kryeparlamentarit. Për të ka normë obligative, pra ai e ka patjetër të thërrasë komisionin nëse në afat prej 24 orëve nuk mblidhet komisioni. Këtu nuk ka nevojë për interpretim. Përgjegjësia politike bie mbi DPMNE-në, 58 deputetët e tyre.”, - deklaroi deputeti i “Së Majtës”, Dimitar Apasiev.
Nga zyra e kryeparlamentarit Gashi janë prononcuar se seanca e komisionit është thirrur nga kryetarja e komisionit, Ilire Dauti, javën e shkuar dhe ai nuk mund të thërrasë seancë shtesë edhe pse Dauti nuk e ka vënë në rend dite çështjen e pjesëtarëve të mbrojtjes dhe sigurisë.
Gashi thirret në pjesë të nenin 126 të rregullores, ku atij i merret e drejta të thërrasë seancë, nëse këtë e ka bërë veç më kryetarja.
“Nëse kryetari i trupit punues nuk thërret seancë, atëherë kur është i obliguar ta bëjë këtë, ose nëse trupi punues nuk ka kryetar; seancën e thërret kryeparlamentari i Kuvendit dhe me seancën kryeson anëtari i komisionit i caktuar nga kryeparlamentari.”, - neni 126 i rregullores së Kuvendit.
Ditë më parë nga LSDM-ja me një letër i janë drejtuar kryeparalmentarit Gashi që të caktojë seancë të komisionit për propozim-ligjin e tyre për “Branitellat”.
Në të parashikohet që për “Branitellat” dhe familjet e tyre të ketë rritje të vlerës së kompensimit në bazë të shkallës së invaliditetit nga 1.200 euro maksimumi si vlerë mujore, në 82 mijë euro nëse shkalla e invaliditetit është 100 për qind si kompensim të njëhershëm.
Propozimi përfshin forcat e sigurisë nga viti 1991 deri në vitin 2024. (Meral Ismaili, TVM2)
