Lufta në Gazë, diskutime të ashpra në Këshillin e OKB-së

17.09.2024 17:23

Asgjë nuk e justifikon dënimin kolektiv nga Izraeli...

Asgjë nuk e justifikon dënimin kolektiv nga Izraeli ndaj popullatës në Rripin e Gazës, e cila po duron vuajtje të “paimagjinueshme”, tha  sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke iu referuar vdekjes, shkatërrimit, urisë dhe sëmundjeve me të cilat përballen banorët e enklavës bregdetare të rrethuar.

“Natyrisht, ne dënojmë të gjitha aktet terroriste të Hamasit, si dhe rrëmbimin e pengjeve, por në çdo rast, e vërteta është se asgjë nuk e justifikon dënimin kolektiv të popullatës palestineze, të cilën e shohim në mënyrë dramatike në Gazë.”, - deklaroi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Shtetet anëtare të OKB-së diskutuan kërkesën e palestinezëve për t’i dhënë fund pushtimit izraelit të territoreve palestineze, brenda 12 muajve. OKB-ja shprehet e shqetësuar për pengesat e mëdha që hasin në Gazë, organizatat humanitare që funksionojnë në kuadër të saj.

“Shpërndarja efektive e ndihmës në shkallën e kërkuar thjesht nuk do të jetë e mundur, pa vullnetin politik, garancitë e nevojshme të sigurisë së një mjedisi të favorshëm. Më lejoni të theksoj rolin kritik dhe të pazëvendësueshëm që luan UNRVA në Gazë si zbatuesi kryesor i vullnetit tonë kolektiv.”, - theksoi Horhe Moreira da Silva nga Zyra e OKB-së për Shërbimet e projekteve.

Ndërkohë Izraeli e quajti UNRVA-në, “organizatë terroriste”, e cila nuk ndihmon, por e përkeqëson gjendjen në Gazë.

“UNRVA  në Gazë nuk është bërë asgjë më shumë se një kartelë që nxit urrejtjen dhe zgjat mjerimin në Gazë. Më lejoni të jem i qartë! UNVRA nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes. Ata janë pjesë e problemit. Secili nga këta terroristë ishin operativë ushtarakë të Hamasit. Ata kishin një punë ditore dhe një punë nate. Secili prej tyre ishte i punësuar nga UNRVA dhe ndihmonte Hamasin.”, - theksoi përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Deni Danon.

Ambasadorja e ShBA-së në OKB shprehet se sulmet ndaj stafit të OKB-së, Izraeli  mund t’i parandalonte.

“Ne kemi qenë të paqartë në komunikimin me Izraelin se nuk ka asnjë bazë – absolutisht asnjë – që forcat e tij të hapin zjarr ndaj automjeteve të OKB-së të shënuara qartë, siç ka ndodhur kohët e fundit në shumë raste.”, - u shpreh  përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, Linda Tomas Grinfild.

Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se ka të ngjarë aktivistët humanitarë të jetë vrarë gabimisht dhe autoritetet kanë nisur një hetim penal. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)