Maqedoni
Parashikimi i motit
18.09.2024 09:09
Këtë të mërkurë vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat nisin që në mesnatë në pjesën më të madhe të vendit.

Në orët e para të mëngjesit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin, ndërsa gradualisht do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e pasdites. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 16°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20°C.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos paradite.Temperatura minimale do të ulet në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19°C.
