Botë
Përmbytjet në Evropë, numri i viktimave shkon në 20
18.09.2024 11:23
Ka shkuar në 20, numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe stuhitë në vendet evropiane...
Ka shkuar në 20, numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe stuhitë në vendet evropiane si: Rumani, Austri, Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki. Reshjet e dendura dhe stuhitë që goditën Evropën kanë shkaktuar përmbytje në përmasa të gjera në të gjithë kontinentin, ndërsa sa vjen e rritet numri i personave që kanë humbur jetën.
Në Rumani ka shkuar në 7, numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet. Ndërsa në Austri ka shkuar në 5, në Çeki në 3 dhe në Poloni është rritur në 5, numri i personave që kanë humbur jetën. Qeveria në Poloni shpalli gjendje të “fatkeqësisë natyrore” në rajonet jugore më të goditura nga përmbytjet. Gjithashtu edhe qytetarët në Hungari, Poloni dhe Çeki morën pjesë vullnetarisht në përpjekjet për luftimin me përmbytjet, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar. Ndërkohë nga vendet evropiane të prekura nga përmbytjet kanë ardhur deklarata se situata ishte më e keqe se sa pritej. Shirat e dendur në Evropë pritet të përfshijnë edhe Italinë. Ka shqetësime se reshjet brenda një jave mund të shkaktojnë përmbytje në vendet e Ballkanit Perëndimor, si në Serbi, Kroaci dhe Slloveni.
