Botë
Arritja e armëpushimit në Gazë, Blinkeni arrin në Egjipt
18.09.2024 12:02
Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, ka zbarkuar në Kajro në udhëtimin e tij të dhjetë në Lindjen e Mesme...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, ka zbarkuar në Kajro në udhëtimin e tij të dhjetë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gazë gati një vit më parë.
Blinkeni pritet të takohet me udhëheqësin egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, dhe të mbajë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm, Badër Abdelati, por nuk ka raportime se zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë Izraelin. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të ShBA-së tha se Blinkeni “do të takohet me zyrtarët egjiptianë për një sërë gjërash, por në rendin e ditës është mënyra se si do të interpretohet një propozim që mund të siguronte marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit”.
