Super ballafaqime në Champions dhe Europa League

24.04.2015 16:12

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për garën më prestigjioze, Champions League në futboll...

Dy ndeshje shumë interesante dhe secila do të ketë rivalitetin e vet, por ajo që duhet veçuar pa dyshim është finale përtej finales mes dy gjigantëve Barcelona-Bayern, ndërsa skuadra italiane Juventus ndeshet me Real Madridin, kampion në fuqi evropian. Pritet që gjysmëfinalet e Championsit do të prodhojnë futboll të bukur për shkak së në këtë rreth të garave janë kualifikuar top-klubet e mëdha evropiane.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 5-6 maj, kurse ato të kthimit më 12-13 ma, kurse finalja në Berlin.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shoti për garën e Europa League. Katër skuadrat e kualifikuar në gjysmëfinale janë Sevilla, Napoli, Dnipro dhe Fiorentina.

Skuadra e Napolit e cila e eliminojë Wolfsbugrun në gjysmëfinale do të luajë kundër skuadrës së Denipros, kurse në ndeshjen tjetër kampionia e kësaj gare Sevilla do të luajë ndaj Fiorentinës.

Pra në Europa League janë dominante skuadrat italiane dhe shumë lehtë mund të këtë finale në mes skuadrave nga Italia.