Maqedoni
Parashikimi i motit
19.09.2024 09:05
Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi rajonin e Ballkanit....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, në vend të reshjeve të rrëmbyeshme, të përcjella me shtrëngata. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 19 deri në 25°C.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Pasdite dhe në fund të ditës në pjesë të luginës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe shtrëngata të rralla. Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23°C.
