Maqedoni
Presidentja e KE-së, Ursula von der Lejen, takon liderët e Ballkanit Perëndimor
19.09.2024 09:25
Mickoski në Bruksel do të marrë pjesë në një drekë pune të organizuar nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor...

Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel. Gjatë qëndrimit në selinë e BE-së, Mickoski do të marrë pjesë në një drekë pune të organizuar për të dhe liderë të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.
Siç informoi zëdhënësja e KE-së për politikën e fqinjësisë, zgjerimin dhe partneritetet ndërkombëtare, Ana Pisonero, në drekën e punës do të diskutohet për marrëdhëniet mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin përgatitur nga Komisioni Evropian dhe për agjendat e reformave që lidhen me të. Po ashtu, Mickoski do të ketë takime edhe me kryetarin e Këshillit të BE-së, Çarles Mishe, me komisionarin evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhei, si dhe me shefin e Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Gert Jan Kopman.
Mickoski njoftoi se temë kryesore e takimeve të tij në Bruksel do të jetë Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se Qeveria ka përgatitur një dokument fantastik për agjendën e reformave, i cili tashmë është dorëzuar në Bruksel.
