Botë
Moti i keq përfshin veriun e Italisë
19.09.2024 10:55
Vorbulla ciklonike Boris, që shkaktoi përmbytje të fuqishme në Evropën Qendrore, tanimë është zhvendosur drejt Italisë....

Vorbulla ciklonike Boris, që shkaktoi përmbytje të fuqishme në Evropën Qendrore, tanimë është zhvendosur drejt Italisë. Vala e motit të keq është përhapur në një pjesë të madhe të vendit me reshje shiu dhe erë me intensitet të lartë. Për këtë arsye, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka publikuar një paralajmërim të ri për kushtet të këqija ku autoritetet kanë shpallur alarmin portokalli në disa zona të Emilia-Romagna dhe alarmin e verdhë në 11 rajone të tjera.
Për shkak të reshjeve të dendura, situata e lumenjve Lamone dhe Montone në zonën e Ravenës është kritike dhe 800 persona janë zhvendosur dhe janë strehuar në qendra të ndryshme pritëse të vëna në dispozicion. I njëjti urdhër vlen edhe për bashkitë Rusi, Bagnakavallo dhe Forli. Autoritetet gjithashtu kanë kërkuar të shmangin sa më shumë udhëtimet e panevojshme, t’i kushtojnë vëmendje maksimale niveleve të lumenjve, të qëndrojnë larg tyre. Gjithashtu edhe niveli i përroit Savena, në Bolonja, ka arritur pikën kritike, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje njerëzve të evakuohen.
Në shumë qytete në veri të Italisë janë mbyllur shkollat, bizneset ndërsa transporti hekurudhor në disa zona është ndërprerë. Moti i keq gjithashtu ka shkaktuar probleme në Spanjë. Rreth pesëmbëdhjetë makina pas daljes së një përroi nga shtrati në komunën e Alkala del Jucar, në provincën lindore të Albacete.
