Maqedoni
Partitë e bllokut shqiptar reagojnë për shqyrtimin e “Balancuesit”
19.09.2024 11:11
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” pasuan reagime nga partitë e bllokut shqiptar....

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” pasuan reagime nga partitë e bllokut shqiptar.
Vendimi është frymëzuar nga nevoja e dukshme e strukturave kriminale të pushtetit të kaluar për të krijuar probleme ndëretnike dhe për të destabilizuar marrëdhëniet e brendshme në vend, theksuan nga koalicioni VLEN. Nga ky koalicion kanë bërë të ditur se po punohet për një ligj të ri për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit të drejtë.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, sipas të cilit ajo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese është vetëm një realizim i thjeshtë i premtimeve dhe angazhimeve programore të VMRO-DPMNE-së. Roli i VLEN-it është ai i spektatorit që ka frikë se mos i ulet dikush në vend të tij pavarësisht se një nga një po anulohet çdo e arritur e shqiptarëve, theksoi Ademi. Sipas tij, anëtarët shqiptarë u mbivotuan. Gjyqtarët ishin të ndarë sipas vijave etnike. “Balancuesi” u pezullua. Nuk ka më punë për shqiptarët, ka theksuar në reagimin e tij nënkryetari i BDI –së, Arbër Ademi.
