Izraeli zhvendos vëmendjen nga Libani dhe Hezbollahu
19.09.2024 11:46
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e ka shpallur nisjen e një “faze të re” të luftës, teksa Izraeli ka zhvendosur vëmendjen drejt frontit ...

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e ka shpallur nisjen e një “faze të re” të luftës, teksa Izraeli ka zhvendosur vëmendjen drejt frontit verior kundër Hezbollahut, grupit në Liban të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Dy valë shpërthimesh goditën Sirinë dhe Libanin: sulme që duket se janë kryer nga Izraeli dhe që kanë shënjestruar pejxherët e përdorur nga Hezbollahu. Të mërkurën, në mbarë Libanin, pati shpërthime të radiolidhjeve dhe pajisjeve të tjera elektronike, që lanë të vrarë të paktën 20 persona dhe plagosën 450 të tjerë.“Ne jemi në nisje të fazës së re të luftës. Kjo kërkon kurajë, vendosmëri dhe këmbëngulje.”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Gallant, teksa u takua me ushtarë izraelitë.
Kreu i Këshillit ekzekutiv të Hezbollahut premtoi se grupi libanez do të përgjigjet ndaj shpërthimeve të pejxherëve përmes një “ndëshkimi të posaçëm”. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se më shumë se 41.000 palestinezë janë vrarë që kur nisi lufta në Gazë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve të vrarë, por ka thënë se më shumë se gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Izraeli, pa ofruar dëshmi, ka thënë se ka vrarë më shumë se 17.000 militantë.
