Maqedoni

Deficiti i kuadrove në klinika, pritet angazhimi i specializantëve privatë

19.09.2024 13:59

Një pjesë e madhe e deficitit të personelit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet nga specialistë privatë...

Një pjesë e madhe e deficitit të personelit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet nga specialistë privatë, nga të cilët në thirrjen e fundit janë marrë rreth 480 aplikime dhe do të veprohet sipas interesit të spitaleve, informoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai shpreson që  në 300 mjekët e parë, disa prej tyre, ndoshta më shumë se 10, t'i punësojë në Shtip. 
 
“Me punësimin e planifikuar të mbi 1.000 personave në sektorin e shëndetësisë, që tani janë të angazhuar me kontratë, do të hapet mundësia e kontratave të reja, për shkak të deficitit të madh të stafit shëndetësor.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
 
Spitali modular mund t’i jepet në shfrytëzim burgut të Idrizovës
 
Taravari duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë do të ndodhë me spitalet modulare që janë ndërtuar gjatë pandemisë së KOVID-19 në 16 qytete, Taravari tha se ka vendim prej Qeverisë që spitali modular të merret nga Ministria e Mbrojtjes, por gjithashtu paralajmëroi shqyrtimin e mundësisë që spitali modular t’i jepet burgut të Idrizovës.
 
“Për spitalin modular të Klinikës Infektive tashmë ka një vendim të Qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ka një ide tjetër, sepse për burgun e Idrizovës duhet spital. Tani jemi në dilemë nëse do ta transferojmë atë spital modular atje për të shërbyer si ambulancë. Në korrik, spitali modular pranë Klinikës Infektive në Shkup do të hiqet dhe në atë vend do të ndërtohet sallë leximi për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.”, - theksoi ministri i  Shëndetësisë, Arben Taravari.
 
Ministri i Shëndetësisë, Taravari, sot vizitoi spitalin klinik në Shtip, i cili gjithashtu përballet me mungesë të kuadrove në të gjitha repartet. “Gjendja më alarmante është në Anestezion, Gjinekologji, gjithashtu mungojnë edhe shumë kirurgë të përgjithshëm dhe internistë.”, tha drejtori i spitalit të Shtipit Zahariev.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI