Maqedoni
LSDM: Toshkovski liroi rojën e Mickoskit, që rrahu policin
19.09.2024 15:03
Lidhja socialdemokrate ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, se e ka shpallur të pafajshëm truprojën e kryeministrit...
Lidhja socialdemokrate ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, se e ka shpallur të pafajshëm truprojën e kryeministrit, Hristijan Mickoskit, policin Ivica Bisovski, i cili ka rrahur një polic tjetër para kafenesë “Mosh” në Shkup.
“Pançe Toshkovski e ka liruar personalisht nga përgjegjësia truprojën e Mickoskit. Për njerëzit e afërt të Mickoskit çdo gjë është e lejuar, madje edhe rrahja e policëve. “Një pjesëtar i MPB-së ka kryer dhunë, me të cilën është cenuar nderi i shërbimeve në Ministri dhe nderi i Maqedonisë” Kështu deklaroi Toshkovski më 19 shkurt si ministër teknik, menjëherë pas incidentit. Ministër Toshkovski, sot jo vetëm që e shkelët fjalën, por edhe nderin dhe reputacionin e gjithë MPB-së, të gjithë policëve.”, - deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.