Davutoglu: Palët e treta në luftë kishin rol provokues

24.04.2015 16:23

Ahmet Davutoglu: “Ne asnjëherë nuk kemi ushqyer kulturën e urrejtjes përmes Luftës së Çanakalasë”...

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se: “Ne asnjëherë nuk kemi ushqyer kulturën e urrejtjes përmes Luftës së Çanakalasë. Për këdo që ka humbur jetën në ngjarjet e vitit 1915, në të shkuarën kemi shprehur ngushëllimet tona, por këto ditë dikush mbi ato dhimbje të përjetuara në atë periudhë, sidomos palët e treta të cilët ndonjëherë në atë luftë kanë luajtur një rol provokues, po mundohen që të mbjellin farën e armiqësisë. Mesazhi ynë nga Stambolli është i qartë, ashtu siç Stambolli është qyteti i popujve të Ballkanit, tashmë Stambolli është edhe qyteti i australianëve dhe i atyre nga Zelanda e Re. Stambolli gjithashtu është edhe qyteti i atyre që erdhën për të luftuar dhe të cilët ranë në trojet e Çanakalasë”- u shpreh Davutoglu.

Ai po ashtu tha se nuk duhet të prodhohet një kulturë urrejtjeje dhe një kulturë e zemërimit, e ngritur mbi kujtime të këqija nga luftërat, përkundrazi nga ato të nxjerrim mësime, u shpreh kryeministri turk për përkujtimin e armenëve në shënimin e 100 vjetorit. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)