Bruksel, Von der Lejen mbledh liderët e rajonit
Me ftesë të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen....
Me ftesë të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor i mblodhi në drekë pune me shefen e ekzekutivit të Unionit, ndërsa diskutimi është fokusuar në këstet e para të paketës më të madhe financiare që BE-ja i ka akorduar rajonit, planet e reformave si kusht për marrjen e fondeve, raportet dypalëshe, si dhe procesi eurointegrues.
Mickoski për eurointegrimin: Fati ynë i bilaterilizuar, i duam meritat
Në takim me zyrtarët e Brukselit dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, Mickoski ka shtruar në tavolinë kërkesën për integrim në baza të procesit, ku do të vlerësohen të arriturat dhe meritat, dhe jo në bazë të bilateralizimit, siç thotë ai, respektivisht çështjet bilaterale të mos jenë faktorë vendimmarrës.
Paralajmëron se vendi nuk do të pranojë më ultimatume. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim, jemi viktimë e problemeve dypalëshe, konsideron Mickoski.
“Ne, për shkak të çështjeve bilaterale që lidhen me mesjetën nuk mund të zhvillohemi si shtet në shekullin 21. Ne nuk mundemi më të pranojmë ultimatum dhe për ne parimi: "Ata janë atje, ju jeni jashtë" nëse doni të jeni brenda duhet të pranoni", - na falni, por ne një gjë të tillë nuk mund ta pranojmë. Nga ana tjetër, na thonë se kanë dëshirë të jemi pjesë e BE-së. Përgjigja ime në këtë tezë është "nëse ka dëshirë, ka mënyrë". Jemi të fokusuar për të propozuar zgjidhje dhe nëse vërtet ka dëshirë, atëherë ka edhe mënyrë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Në takimet në Bruksel, kryeministri Mickoski është shoqëruar nga ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani dhe ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, ku ky i fundit është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.
Aspiratat eurointegruese, temë diskutimi e Mickoskit edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, me eurokomesarin për Zgjerim, Oliver Varhej, dhe me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim, Kopman. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)