Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit

19.09.2024 17:58

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me shumicë dërrmuese...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së  me shumicë dërrmuese mbështeti një rezolutë jodetyruese palestineze, që kërkon që Izraeli t’i japë fund prezencës së tij të paligjshme në Gazë dhe Bregun Perëndimor të pushtuar brenda një viti.

Për rezolutën votuan 124 nga 193 anëtarë të organizatës botërore, 14 ishin kundër, 43 abstenuan.

Rezoluta gjithashtu bën thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave izraelite dhe evakuimin e kolonëve hebrenj nga territoret e pushtuara palestineze “pa vonesë”.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, e quajti rezolutën “përpjekje për të shkatërruar Izraelin përmes terrorizmit diplomatik” që nuk përmend kurrë “krimet” e Hamasit dhe “injoron të vërtetën, shtrembëron faktet dhe zëvendëson realitetin me trillim”.

Maqedonia e Veriut abstenoi nga votimi, së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Austrinë, Zvicrën, Suedinë, Danimarkën, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Ukrainën, Serbinë, Shqipërinë, Kanadanë, Indinë, Australinë, dhe vende të tjera.

Kundër votuan Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Republika Çeke, Hungaria, Argjentina dhe vende të tjera.