Bruksel, Von Der Leyen mbledh liderët e rajonit

19.09.2024 19:32

Me ftesë të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen...

Me ftesë të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor i mblodhi në drekë pune me shefen e ekzekutivit të Unionit, ndërsa  diskutimi është fokusuar në këstet e para të paketës më të madhe financiare që BE-ja i ka akorduar rajonit, planet e reformave si kusht për marrjen e fondeve, raportet dypalëshe, si dhe procesi eurointegrues.

Mickoski për Eurointegrimin: Fati ynë i bilateralizuar, i duam meritat

Në takim me zyrtarët e Brukselit dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, Mickoski ka shtruar në tavolinë kërkesën për integrim  në baza të procesit, ku do të vlerësohen të arriturat dhe meritat, dhe  jo në bazë të bilateralizimit, siç thotë ai, respektivisht çështjet bilaterale të mos  jenë faktorë vendimmarrës.

Paralajmëron se vendi nuk do të pranojë më ultimatume. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për  Stabilizim dhe Asocim, jemi viktimë e  problemeve dypalëshe, konsideron Mickoski.

“Ne, për shkak të çështjeve bilaterale që lidhen me mesjetën  nuk mund të zhvillohemi si shtet në shekullin 21. Ne nuk mundemi më të pranojmë ultimatum,  dhe për ne  parimi: " Ata janë atje, ju jeni jashtë" nëse doni të jeni brenda duhet të pranoni", -  na falni,  por ne një gjë të tillë nuk mund ta pranojmë. Nga ana tjetër na thonë se kanë dëshirë të jemi pjesë e BE-së. Përgjigja ime në këtë tezë është" nëse ka dëshirë, ka mënyrë".   Jemi të fokusuar  për të propozuar zgjidhje dhe nëse vërtetë ka  dëshirë, atëherë ka edhe mënyrë.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Në takimet në  Bruksel, kryeministri Mickoski është shoqëruar nga ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani dhe ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.

Mucunski: Na duhet qartësi drejt integrimit

“Ne punojmë së pari në mbrojtjen e interesave nacionale, të kemi rrugë të parashikuar drejt integrimit të plotë,  dhe e dyta, mbrojtjen e  politikës së zgjerimit. Gjithsesi kemi diskutuar për një pjesë të këtyre çështjeve. Dialogu vazhdon  dhe  besojmë se me besim të mirë, vullnet të mirë dhe zgjidhje konkrete mund të gjendet zgjidhje për secilën sfidë që ekziston.” – u shpreh Ministri i Jashtwm i vendit, Timço Mucunski.

Murtezani: Koha për hapërim më të shpejtë

“Në programin qeveritar, ndër prioritetet e para është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe  me miratimin e shpejtë i Agjendës Reformuese, e cila është pjesë e Planit të Rritjes, sepse vlerësojmë se kjo është kornizë përmes së cilës BE-ja e konsideron Ballkanin Perëdimor sikur të ishte anëtare e saj. Është momenti i shkëlqyeshëm  që si vend të hapërojmë shpejt  drejt anëtarësimit të plotë në BE.” –deklaroi Ministri pwr Eurointegrime, Orhan Murtezani.

Aspiratat eurointegruese, temë diskutimi e Mickoskit edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, me eurokomesarin për Zgjerim,  Oliver Varhej, dhe me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim,  Kopman. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)