Maqedoni

Parashikimi i motit

20.09.2024 09:00

Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 19 deri në 25°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, pasdite më i bollshëm i ndjekur me bubullima.Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23°C.