Maqedoni
Gjykata Penale, fillon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Zhezhovskit
20.09.2024 10:27
Në Gjykatën Themelore Penale fillon gjyqi për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit....

Në Gjykatën Themelore Penale fillon gjyqi për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Më 4 shtator në Gjykatën Penale u ulën në bankën e të akuzuarve Vllatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski, të cilët akuzohen se kanë kryer vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.
Përveç tyre, në arrest shtëpiak është edhe babai i vajzës së vrarë, Aleksandar Gjorçevski. Në vend të gjykimit, i cili pritej të fillonte më 4 shtator kishte bashkim të lëndëve. Pra, të gjithë të lidhur me dy ngjarjet kriminale do të gjykohen së bashku, në vend që të gjykohen veçmas, siç është ngritur akuza. Të gjithë të pandehurit kanë avokatë, me të cilët do të mbrohen në procedurë. I pandehuri i parë, Ljupço Palevski-Palço, për të cilin Prokuroria thotë se është planifikues dhe autor i vrasjeve, nuk është nxjerrë nga burgu “Shkupi” në Shutkë.
