Maqedoni

BDI-ja reagon për vendimin e kushtetueses: Me VLEN-in s’ka më punësime për shqiptarët

20.09.2024 11:11

BDI-ja në një kumtesë për media ka reaguar sërish rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese...

BDI-ja në një kumtesë për media ka reaguar sërish rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngrirë mekanizmin për barazi në punësime “balancuesit”. Nga BDI-ja thonë se “VLEN-i po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë”.
 
“Vlerësojmë se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës sonë dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike të ndërtuar me shumë vështirësi. Ky vendim cenon përfaqësimin e drejt të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët. Andaj, BDI-ja apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të rendit kushtetues dhe të sigurohet që parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të mbetet efektiv dhe i zbatueshëm në praktikë.”.