Sopotasit: Bisedat e publikuara dëshmojnë se jemi të pafajshëm

24.04.2015 16:44

Publikimi i telefonatave të përgjuara nga ana e liderit opozitar, Zoran Zaev, ku flitet për rastin e Sopotit, ka shkaktuar eufori gëzimi tek sopotosit e dënuar dhe tek familjet e tyre...

Ekipi ynë, sikurse gjatë gjithë procesit gjyqësor, edhe sot qëndroi në mesin e sopotasve, të cilët shprehnin gëzimin për pafajësinë e tyre, të cilën e kishin pohuar në seanca të shumta gjyqësore. 

Bisedat e përgjuara telefonike të publikuara dje, siç thonë ata, japin një rast të mirë dhe vendimtar për shpalljen e tyre definitive të pafajësisë.

Të përkujtojmë se ata tani e katër vjet me radhë, sipas vendimit gjyqësor, çdo dy javë duhet të paraqiten në gjyq. Sopotasit paraqitjen e radhës në gjyq e kanë më 5 maj, kur edhe shpresojnë që të fitojnë lirinë definitive. (Nexhat Aqifi, TVM2)