Maqedoni
Kumanovë, debat “Të gjithë për Administratë Publike cilësore dhe profesioniste”
20.09.2024 14:14
Në organizim të Ministrisë për Administratë Publike, kurse në mbështetje të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale...

Në organizim të Ministrisë për Administratë Publike, kurse në mbështetje të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, në Kumanovë u mbajt një diskutim publik me temën “Të gjithë së bashku për Administratë Publike cilësore dhe profesioniste”. Qëllimi i kësaj fushate është që përmes diskutimeve të prezantohen përpjekjet e ardhshme të Qeverisë në sferën e reformave në Administratën Publike.
“Ne deri tash në procedurë kuvendore kemi tërhequr tri ligje kyçe kontestuese, që i kualifikojmë si fillim i reformave në Administratën Publike. Bëhet fjalë për të punësuarit në sektorin publik, ligjin për administratorët shtetërorë dhe aftësimi dhe trajnimi profesional i administratorëve shtetërorë. Për këtë arsye, Ministria e Administratës Publike ka filluar një cikël të debateve dhe punëtorive, në të cilat janë të kyçura të gjitha palët, me qëllim që të vijmë në konkludim që t’i dëgjojmë qëndrimet e të gjithë të përfshirëve në këtë proces.”, - theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
“Vlerësoj se debatet e këtilla do të jenë të frytshme dhe esencialisht do të zgjidhim një nga çështjet më të rëndësishme, e ajo është që qytetarët të fitojnë administratë adekuate publike, e cila edhe do të jetë në funksion të qytetarëve.”, - deklaroi kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Në këtë debat publik morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve dhe palët tjera të përfshira për përmirësimin e rregullativës në sferën e drejtimit me resurset njerëzore në institucionet e sektorit publik, si dhe për propozim zgjidhjet e vendit të ofruara në këtë fushë, të cilat sërish janë të hapura për publikun në drejtim të zgjidhjes cilësore.
FATLUM AQIFI
