Përmbytjet në Evropë, Danubi pritet të arrijë kulmin e tij pranë Budapestit
Hungaria po përgatitet për përmbytjet më të rënda përgjatë lumit Danub...

Hungaria po përgatitet për përmbytjet më të rënda përgjatë lumit Danub në më shumë se një dekadë. Trupat, shërbimet e urgjencës dhe vullnetarët po ndërtojnë diga të improvizuara në kthesën e Danubit, që ndodhet në veri të Budapestit.
Shumë vendas në fshatrat në veri të Budapestit kanë marrë tashmë masat e nevojshme. Autoritetet hungareze të ujit kanë paralajmëruar se qetësia aktuale është kamuflim, pasi përmbytjet tashmë kanë filluar në veriperëndim. Në Budapest, uji po rritet vazhdimisht.
Danubi pritet të arrijë kulmin e tij pranë Budapestit të shtunën. Autoritetet paralajmërojnë se masat e mbrojtjes nga përmbytjet do të nevojiten për një periudhë të gjatë.
"Sfida është se ndryshe nga viti 2013 kur përmbytjet mund të zvogëlohen shpejt, tani është ndryshe. Nëse kjo ndodh, argjinaturat dhe barrierat e rërës do të ngopen, dhe nëse ndodh një shkelje ose rrjedhje, do të jetë e vështirë të frenohet.", - tha vullnetari, Gyrgy Molnar.
"Duke filluar prej sonte, ne do të kujdesemi te diga çdo natë. Unë tashmë e kam ngritur digën dhe miqtë dhe familja janë të ftuar të bashkohen.”, - tha qytetari, Tamas Kreis.
Instituti i Meteorologjisë dhe Menaxhimit të Ujërave apelon që të qëndrojnë të përgatitur për situatën ende të rrezikshme në ditët në vijim.
"Mbi dhe në vetë Wroclaw, ku tashmë është kulminacioni, atje situata tashmë po stabilizohet ngadalë, madje po shohim ulje. Situata është ende e rrezikshme, sepse ne jemi ende duke u përballur me më shumë se një metër mbi nivelet e alarmit, kështu që është një problem për vetë argjinaturat ose pajisjet e tjera hidroteknike.”, - theksoi Gërzegorz Valijevski nga Instituti i Meteorologjisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Evropa Qendrore gjatë këtyre ditëve vazhdon garën me kohën kundër vërshimeve. Betejë me përmbytjet në Austri, Poloni e Itali. Po numërohen viktimat e përmbytjeve, ndërsa banorët e këtyre vendeve po vazhdojnë evakuimin. (Fitore Demolli, TVM2)
