Jankullovska për “Sopotin” nuk komenton bisedën, ajo vetëm thotë se rasti ka ndodhur në vitin 2003
24.04.2015 17:42
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, nuk dëshiron të komentojë bisedën e saj me drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, të publikuar nga opozita, në të cilën ajo dëgjohet teksa flet për rastin e Sopotit pasi, sipas saj, ngjarja kishte ndodhur në vitin 2003...

Ajo thotë se në atë kohë LSDM-ja ishte në pushtet, andaj ndoshta Zoran Zaev ka më tepër informata për atë se si ka shkuar procedura. Ajo madje e quan të mbyllur këtë rast, edhe pse ende nuk ka një epilog gjyqësor.
Në “bombën” e një dite më parë të opozitës nga Velesi, dëgjohej se si ministrja e Brendshme Jankullovska dhe drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, bisedojnë për rastin e Sopotit dhe për atë se si nuk ka dëshmi apo se si është montuar rasti.
