Maqedoni
Rama: Koordinimi pika e dobët edhe e fortë e punës së qeveisë
21.09.2024 16:08
Puna e deritanishme e Qeverisë është pozitive...

Puna e deritanishme e Qeverisë është pozitive, por se duhet akoma shumë punë për tu bë, vlerësojnë analistët politiken. Sipas tyre edhe pse akoma nuk duhet të jepen vlerësime për punën e qeverinsë pasi akoma nuk kanë kaluar 100 ditëshin fillimi i punës së tyre jep shënja pzitive.
Profesori Universitar Ariton Rama, për RTVM thëkësoi se pika më e fortë, por edhe më e dobët e kësaj Qeverie është konsulidimi dhe ko-ordinimi mes tyre, sepse kjo Qeveri sipas Ramës përbëhet nga shumë parti politike, dhe me ideologji të ndryshme. Gëzon fakti që koordinimi mes tyre gjatë këtyre ditëve sa ekziston kjo qeveri ka qenë në nivel, ndërsa pas 100 ditëshit, qytetarët, do të presin rezultate thotë ai.
“Pika e fortë dhe njëkohësishtë e dobët e kësaj qeverie është konsulidimi dhe kordinimi mes tyre. Po ti mbledhim bashkë janë diku 25 parti të cilat kërkojnë të kordinohen për ndarrjen e kulaqit qeveritarë, nga ana tjetër ka marrë kohë konsulidimi dhe kordinimi i tyre , sepse premtimet për një reformë totale shtetërore dhe qeveritare është evidente dhe prandaj ky konsulidim ka qenë edhe pika e dobët edhe e fortë, sepse për ti përmbushur aspiratat e gjithve partnerëve politik, me qëllim që për të arritur edhe ato sado pak strukturimin e tyre nga ajo partiak në qeveritar. Mendoj që tani presim mbas këtyre 100 ditëve të fillon puna serioze për reformat e premtuara brenda tyre. Por prap mendoj se duhet një dinamik e re”, u shpreh profesori universitar Ariton Rama.
Rama poashtu ka shtuar se faktori politik shqiptarë në këtë qeveri nuk po shihet se ka një rolë indiferent, por përkundrazi është shumë kërkues, dhe këtë e tregon fakti që brenda kaq pak ditëve realizimi i idesë për kampusin e Universitetit “Nëna Terezë” dhe ideja për lëshimin e 2 kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.
“Mendoj që nëse përcillet ideali, fokusi dhe platforma e tyre politike qoftë pozitare apo opozitare të faktorit shqiptarë mendoj se duhet të arrihet qëllimi I duhur. Nga ana tjetër janë disa premtime reale të cilat të cilat po tejkalohen siq është premtimi I kampusit “Nëna Terez”, që mund ta konstatoj se mbrenda 100 ditëve është një kalim I mirë politik, dhe nga ana tjetër premtimi që për dy muajt e ardhëshëm të hapet 2 kilometrshi I parë I rrugës Kosovë-Maqedoni, por është mjaftë sigurishtë se nuk është. Ka një lloj presioni ndoshta të pa nevojshëm të VMRO-së, pork jo mendoj se duhet të menaxhohet dhe të fokusohet, sepse mendoj se duhet edhe një eksperiencë politike”, theksoi Rama.
Rama poashtu ka thekësuar se VLEN, nuk e ka pozitën e sajë në Qeveri aq sa do të kishin dashur shqiptarët, por numrat e deputetëve po e gënjejnë VMRO-DPMNE-së, se mund të ushtron një pozicion të superioritetit, por nëse punohet për qëllimin e përbashkët të kësaj Qeverie, atëher këto qëllime dhe tentime duhet të menjanohen.
FITIM KRYEZIU
