Maqedoni

Ngrirja e marzhit prej 10% për 73 produkte, Mickoski: Më efikase se masat e qeverisë së kaluar

21.09.2024 17:14

Marzhet e ngrira për një kategori të targetuar të prodhimeve...

Marzhet e ngrira për një kategori të targetuar të prodhimeve është më efikase se sa ngrirja e çmimeve për produkte të caktuara, të cilën e ka zbatuar LSDM dhe BDI, theksoi kryeministri Mickoski. Atëherë është rritur tatimi mbi vlerën e shtuar për 1300 produkte, kurse është miratuar edhe tatimi i luksit. 
 
“Qëllimi ynë si qeveri e cila kujdeset për qytetarët është që prodhimet që janë mët ë përdorura nga qytetarët, të përfshihen në këtë masë. Normalisht ne nuk e kemi për qëllim që të kufizojmë marzhën e pendëve të balenës apo të kavjarit të ardhur nga një vend i caktuar, për shkak se numri i qytetarëve të cilët përdorin ato produkte është i ulët”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
 
Ngrirja e marzhit prej 10% për 73 produkte, VLEN: Mbrojmë standardine jetesës!
 
Me vendimin e qeverisë për ngrirjen e marzhit prej 10% për 73 produkte bazë do të ulen shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike prej rreth 10%, me çka do të ulen edhe shpenzimet e jetesës në shportën konsumatore, vlerësojnë nga VLEN. Nga ky koalicion thonë se anagazhimi I tyre dhe ministrit të ekonomisë Besar Durmishi është në drejtim të interesit së çdo qytetari. 
 
“Me këtë masë, do t’i bëjmë produktet ushqimore bazë më të përballueshme për të gjithë! Shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte, e cila është krijuar për të mbrojtur standardin e çdo qytetari. E dimë se jeta është e shtrenjtë, dhe pikërisht për këtë arsye VLEN punon për një zgjidhje!Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por ne nuk e lejojmë që qytetarët tanë të lihen në margjinat. Ne jemi këtu për të vepruar! Vlerësimet tregojnë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kostot për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulen mesatarisht me 10%!”, thuhet në komunikatën e VLEN.
 
Ngrirja e marzhit prej 10% për 73 produkte, LSDM: Qeveria nuk përfill standarin e qytetarëve  
 
Por me këtë nuk pajtohen nga LSDM opozitare, nga ku thonë se në vend të politikave ekonomike, shohim politikën kalkulative të Qeverisë dhe mospërfillje totale të standardit të qytetarëve.
 
“Për shembull, shtatorin e kaluarLSDM miratoi masa për reduktimin e mbi 500 produkteve në 25 kategori të ndryshme dhe zbatoi një paketë kundër krizës për të ndihmuar qytetarët në vlerë prej 662 milionë euro. Është një ndihmë e vërtetë.Në Serbinë fqinje tashmë po zbatohet një vendim që uli çmimin e mbi 700 produkteve, e njëjta gjë është edhe në Mal të Zi. Në të njëjtën kohë, për herë të parë pas pesë vitesh rritje konstante, paga mesatare zvogëlohet për gati 1000 denarë.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
 
Përndryshe vendimi për ngrirjen e marzhit prej 10% të 73 produkteve bazë do të zbatohet deri më 31 tetor të vitit 2024.
 
ERSAN PAJAZITI