Maqedoni

Nju Jork, Siljanovska dhe Mexhiti në asamblenë e OKB-së

21.09.2024 18:20

Një delegacion i lartë shtetëror i udhëhequr nga presidentja...

Një delegacion i lartë shtetëror i udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova po qëndron në Nju Jork për të marr pjesë në punimet e mbledhjes së 79-të të Asamblesë së OKB-së.
 
Pjesë e delegacionit është edhe Zëvendëskryeministri i Parë njëherit edhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.
 
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryeministri Mexhiti do të realizojë takime me personalitete ameirkane, si dhe do të ketë takime me organizata të diasporës që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.