Botë
Seri sulmesh mbi Ukrainë, njoftohet për vrasjen e tre civilëve
21.09.2024 18:42
Një sulm rus gjatë natës së kaluar u ka marr jetën tre civilëve në Ukrainën qendrore...

Një sulm rus gjatë natës së kaluar u ka marr jetën tre civilëve në Ukrainën qendrore, ndërsa sulmet me dronë ukrainas detyruan Rusinë të evakuojë banorët e një fshati kufitar. Sireni parajamërim sulmesh janë dëgjuar në qytetet të ndryshme të Ukrainës. Granatime ruse ka patur në Çerksi, Harkov, Krivi Rih, Poltava, Sumi dhe në disa rajone të Zaporizhias dhe Hersonit.
Mbrojtja ruse kreu një seri sulmesh mbi ushtrinë ukrainase të pozicionuar në rajonet ruse të Kurskut. Moska pranoi se ka hapur zjarr pasi ka lëshuar fluturake pa pilot mbi Krasnos-darks dhe akuzon forcat ukrainase se kanë sulmuar me drona trafostacionin në Zaporizhja. Në Harkov janë goditur objekte banimi.
"Kjo është pjesa qendrore e Kharkiv, ngjitur me spitalin ku po qëndrojnë civilët. Është gjithashtu një hotel që nuk funksionon. Nuk mund të them pse u goditën. Krahas kësaj, gjatë ditës ka pasur goditje në objektet industriale, ndërsa tani ka goditje në sektorin privat. Terrorizëm, terrorizëm i vërtetë i Federatës Ruse kundër Ukrainës, kundër popullsisë civile të qytetit të Kharkiv”, u shpreh kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk e kanë autorizuar Ukrainën t’i përdorë raketat me rreze të gjatë ndaj objektivave brenda Rusisë, “ndoshta për shkak të frikës nga një eskalim”.
“Ne po përgatitemi në mënyrë aktive për negociata në Amerikë, do të paraqesim plan konkret, se si Ukraina t’i mbijetojë luftës, ta mbajë nivelin e rezistencën sa më lart, siç e ka aktualisht, por edhe të dalë fituese në këtë luftë, duke vendosur drejtësi dhe paqe, jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se përdorimi i armëve me rreze të gjatë në Rusi do të nënkuptonte se vendet e NATO-s ishin në luftë me Moskën. Perendimi vayhdimisht e ka furniyuar me armatim Ukrainën, pasi Kievi është shumë i varur nga kjo mbështetje ushtarake.
Ushtria e saj ka më pak burra dhe armë se forcat ruse me të cilat ka luftuar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.
FARIJE DAUTI BAKIU
